AAK-ja paraqet sot rezulutë për pagat e mësimdhënësve
Besnik Tahiri nga AAK-ja ka bërë të ditur se kjo parti do të paraqesë të premten një rezolutë në Kuvendin e Kosovës.
“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët socialë për gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, shkruan Tahiri.
Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe maltretimi i fëmijëve e prindërve.
“Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend”, ka shkruar Tahiri.
