AAK nuk ka votë për Konjufcën e Kollçakun, Gjini: VV po përgatit terren veç për fajësim
AAK nuk do të mbështesë “këta emra që janë në tavolinë” për president, përkatësisht Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mullhaxhën të Vetëvendosjes.
Nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, deklaroi se: “Deri tash… nuk kemi votë”.
Ai akuzoi partinë Vetëvendosje se “po përgatit terren për t’i akuzuar të tjerët”, duke shtuar se “nuk shoh fare sinqeritet”.
Sipas tij, “nuk po ekziston një atmosferë dhe një vullnet” për ta përmbyllur procesin pa zgjedhje nacionale.
Gjini theksoi se “gjithçka që po përdoret… ka një qëllim të vetëm: për të përgatitur terren për fajësim”.
Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, ai tha se është “obligativ… na pëlqejë apo nuk na pëlqejë”.
Megjithatë, debatet aktuale i cilësoi si “më shumë egoiste”, duke shtuar se është “garë se kush kujt t’ia hedhë fajin”.