AAK-ja e mbështet Arian Tahirin në Mitrovicë, njofton vetë Haradinaj - NACIONALE

AAK-ja e mbështet Arian Tahirin në Mitrovicë, njofton vetë Haradinaj

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë do ta ketë mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në raundin e dytë zgjedhor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë në “Debat Plus”.

“Për shembull në Mitrovicë e përkrahin Arian Tahirin njerëzit e Aleancës, diku tjetër të LDK-së”, është shprehur Haradinaj.

Kandidati i AAK-së në Mitrovicë, Qazim Nimani, ka marrë 255 vota, ndërsa kandidatë të AAK-së për Asamble, kanë marrë 498 vota.

Në garën e ngushtë të Mitrovicës ku secila votë mund të përkthehet në fitore për njërin ose tjetrin kandidatë, votat e AAK-së numërohet fort.

Lajme të ngjashme