AAK konfirmon se ka marrë ftesë për takim nga Kurti: Jemi në shqyrtim nëse do të shkojmë - NACIONALE

AAK konfirmon se ka marrë ftesë për takim nga Kurti: Jemi në shqyrtim nëse do të shkojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive opozitare për të folur rreth “përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror të Kuvendit”.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar për Nacionalen se kanë pranuar një ftesë të tillë, për të hënën nga ora 18:30.

Megjithatë, ky subjekt parlamentar është ende në shqyrtim të pjesëmarrjes ose jo në këtë darkë pune.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim.” – ka thënë ai.

Deri më tani askush prej liderëve në fjalë nuk e ka konfirmuar e as refuzuar pjesëmarrjen në këtë darkë.

Lajme të ngjashme