AAK kërkon nga Qeveria të ndërtojë termocentral të ri: Siguria kombëtare është e rrezikuar - NACIONALE

AAK kërkon nga Qeveria të ndërtojë termocentral të ri: Siguria kombëtare është e rrezikuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e AAK-së, Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj, në një konferencë për media, të mërkurën, ka kërkuar nga Qeveria Kurti investime në sektorin e energjisë elektrike.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përmenduar investimet në gazsjellësin amerikan, investimet në energji alternative dhe ndërtimin e një termocentrali të ri.

Ai ka thënë se “Kosova është sot në këtë gjendje pasi kapacitet ekzistuese, 5 blloqet e Kosova A dhe blloqet e Kosova B, nuk i janë nënshtruar një remonti serioz. Vendi rrezikon një katrahurë energjetike dhe rrëzim të sigurisë kombëtare”.

Ndërsa, deputeti Pal Lekaj ka folur për moskryerjen e obligimeve nga kompania serbe “Elektrosever” pas marrëveshjes me Serbinë për energjinë elektrike.

Lajme të ngjashme