AAK-ja në takim me krerët e sindikatave, kërkon që koeficienti të bëhet 129 euro - NACIONALE

AAK-ja në takim me krerët e sindikatave, kërkon që koeficienti të bëhet 129 euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve në vend.

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qëllimi i këtij diskutimi është diskutimin në lidhje me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, Projektligjin për Ndryshim Plotësimin e Ligjit për Skemat Sociale të Financuara nga Shteti dhe çështje tjera që ndërlidhen me skemat sociale.

Po vazhdon dialogu social me sindikata. Po flasim për Ligjin e pagave. Poashtu për Ligjin për pensione. Është e pafalshme kur ekziston ligji të mos mund të formësohet paga. Ne kemi biseduar me kryetarin Haradinaj dhe ne e kemi marrë një iniciavë. Mendojmë se mënyra e vetme për t’i dhënë zgjidhje është koeficienti 129 euro. Ky koeficient mund të merret me një amandament në Kuvend i cili në momentin që vije rishikimi dhe vije në Kuvend votohet me shumicën e njerëzve në Kuvend dhe hyn në fuqi”.

Ne e kemi bërë një analizë që e kemi prezantuar, ku merren të hyrat dhe pse nuk rrezikohet substanca e buxhetit të Kosovës. Ish-ministri i financave z.Shatri e ka bërë një analizë të thellë. Si grup parlamentar jemi duke analizuar si t’i qasemi kësaj teme. I takon Aleancës e edhe neve të bëjmë një nismë të tillë tani. Detyrimisht Qeveria duhet ta miratojë sepse e ka miratuar një nismë të gjashtë deputetëve të VV-së. Aleanca ka marrë vendim që të bojkotojë vendimin dhe nëse Qeveria reflekton edhe Aleanca do të reflektojë. Kjo lidhet jo vetëm me një kauzë tonën por me të drejtën e juve.” – ka thënë raporton EO.

Në këtë takimi ka marrë pjesë, kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj qasjes së ministrit të Financave Hekuran Murati dhe Qeverisë Kurti.

Po ashtu, edhe Kryesindikalisti i Policisë, Imer Zeqiri, ka marrë pjesë në takim duke thënë se duan që të përmbushen kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme