AAK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme parlamentare për Ligjin e Pagave - NACIONALE

AAK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme parlamentare për Ligjin e Pagave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar se kjo partia do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendin për Ligjin e Pagave.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se qëllimi i kësaj seance do të jetë rritja e vlerës së koeficientit.

Sipas tij, kjo vlerë duhet të jetë 129 euro.

Ai ka paralajmërua se nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, kjo parti do të nis nismë ligjore për ndryshimin e Ligjit për Pagat.

“Kemi neglizhim total të kësaj qeveri ndaj administratës shtetërore, për Ligjin e pagave po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme. Koeficienti duhet të ngritet nga 105 në 129 së paku dhe për këtë presim që të kemi mbështetjen e deputetëve. Kjo duhet të ndodh tani që të bëjmë një rezolutë që Qeveria në buxhet ta fusë vlerën në 129 euro, nëse kjo nuk ndodh ne do të iniciojmë një nismë ligjore për ndryshimin e Ligjit për buxhet”, ka thënë Tahiri, EO.

Lajme të ngjashme