AAK-ja kërkon rritje të pagave për 30%, deri në zbatimin e Ligjit të Pagave - NACIONALE

AAK-ja kërkon rritje të pagave për 30%, deri në zbatimin e Ligjit të Pagave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kjo parti po kërkon rritje të pagave për 30%, deri në fillimin e zbatimit Ligjit të Pagave.

Ai ka treguar për takimin që sot kanë pasur për këtë çështje me përfaqësuesit e sindikatave.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky amandament do ta lehtësonte sado pak funksionimin e jetës se zyrtarëve publikë deri në zabtimin e ligjit të ri.

Takim frytdhënës me federatat sindikale, me të cilët diskutuam propozim-amandentin tonë për rritje lineare të pagave për 30%, deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave. Në diskutimin tonë, hasëm në mirëkuptim të amandamentit të propozuar. Arsyeja është sepse konsiderohet se dikun rreth 33 mijë zyrtarë publikë, në veçanti ata në polici, arsim, shëndetësi dhe administratë, e kanë pagën bazë më ulët se mesatarja e përgjithshme. Mbështetja në parim nga federata sindikale, është bazë e mirë për grupin tonë parlamentar për ta vazhduar konsultimin e mëtutjeshëm edhe me grupet e tjera parlamentare, organizimet e tjera sindikale dhe shoqërinë civile. Ky amandament, do ta lehtësonte sado pak funksionimin e jetës se zyrtarëve publikë dhe ballafaqimin me gjendjen e rëndë sociale dhe rritjen e inflacionit në vend”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të ngjashme