A u kushtëzua LVV nga Bulliqi se do të bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës? - NACIONALE

A u kushtëzua LVV nga Bulliqi se do të bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi po kërkon që të bëhet edhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Bulliqi në këtë garë pritet që ta ketë kundërkandidat ish-drejtorin e tij, Bedri Maqestena.

Klan Kosova raporton se organiata “Demokracia Fillon Këtu”, ka deklaruar se Bulliqi e ka kushtëzuar LVV-në se nëse nuk arrin të bëhet kryetar, do të largohet nga kjo parti për të qeverisur si i pavarur.

Kandidimi i të tjerëve, po shihet si përçarje e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nuk duhet nëse gara do të mbes vetëm mes Bulliqit e Maqestenës, ndërsa anëtarët kanë të drejtë kandidimi deri më datën 23 gusht.

Lajme të ngjashme