“A s’po bon automati a, sen s’qiti”, Mosekzekutimi i pagave, Mirena tregon një situatë interesante
Gazetari Ilir Mirena ka treguar një situatë interesante pas mosekzekutimit të pagave për sektorin publik.
Gazetari tregon se ka takuar njerëz, tek sa po përpiqeshin t’i mernin pagat, por që pastaj e kuptonin se ato s’janë ekzekutuar.
E plotë:
Te bankomati ish ba rendi sot. Njani para nesh kryjti pune shume shpejt. E pyeten do te tjere “a s’po bon automati aa”… “Joo, po bon, po sen s’paskan qit”, jau ktheu…
M’u drejtu mu si me pas far faji une “a po e sheh o Mirene, Qeveria s’na i ka qit rrogat”…
“Aaa s’di sen une. Ankohu te Albini, e keni votu”, i thash….
S’pati naj reagim. Veç u largu me nje kese n’dore.
I bindun kesh qe e ka votu Luanin e Mitrovices