A po rikthehet LDK-ja në diasporë?
Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka filluar që të zgjerohet edhe në diasporë. Kjo parti ka themeluar degët e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë në degën Lindore në Zvicër si dhe nëndega e Dubendorf.
“Shumë të rinj që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër iu bashkuan vizionit të ‘Rrugës së re’ që pasqyron një diversitet projektesh që do të implementohen në vendin tonë. Mërgata gjithmonë mban zemrën te atdheu; e tani po fuqizohet e po rikthehet në shtëpinë e saj historike, LDK!.” – thuhet në njoftim.
Duke qenë partia më e vjetër në Kosovë, LDK për shumë vite ka pasur pas vetes mërgatën, deri në zgjedhjet e fundit ku Vetëvendosjes fitoi shumicën e votave të diasporës.
“Mërgata gjithmonë mban zemrën te atdheu; e tani po fuqizohet e po rikthehet në shtëpinë e saj historike, LDK!” – thuhet në njoftimin e LDK-së.