A ka kryer fakultet djali i Hashim Thaçit? Përgjigjet vetë Endriti
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Berat Buzhala, ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij.
Mes tjerash, ai ka treguar se ka studiuar Ekonominë.
“Unë sapo kam përfunduar studimet në degën e Ekonomisë. Në kolegjin UBT.” – ka thënë ai në këtë intervistë, një prej të parave për mediat në gjuhën shqipe.
Në fund të kësaj interviste, Endrit Thaçi foli për një pjesë që u duk të jetë mjaft emocionale për të, momentin kur u përshëndet me ish-presidentin, kur ky u dërgua në paraburgim në Hagë.
“Nuk kisha dashtë me folë shumë për ditën e arrestimit, sepse është festa e pavarësisë dhe pa ushtarët e UÇK-së, të lirisë, nuk do të kishim as pavarësi.” – tha ai.
Megjithatë, djali i ish-presidentit ka rrëfyer se po atë ditë, Hashim Thaçi e ka përqafoi shumë dhe i tha se “ky ëshë çmimi i radhës që duhet paguar për liri e pavarësi”.
“Ditën e arrestimit, më ka përqafu shumë dhe më ka thënë se ky është vetëm një çmim i radhës që duhet ta paguajmë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.” – ka thënë ai.
