A e ngatërroi Donika Gërvalla BE-në me NATO-n?
Vazhdojnë reagimet ndaj zhvillimeve të fundit në Poloni, e për të cilat Nacionale është duke raportuar në kohë reale.
Nuk ka shkuar shumë dhe rreth kësaj çështjeje është deklaruar edhe ministrja Gërvalla.
Kjo e fundit, përmes një postimi në rrjetin social "Twitter" ka thënë se Kosova qëndron me Poloninë në këto momente të vështira.
Megjithatë, një detaj është vërejtur në postimin e saj.
Ajo aty kërkon nga BE-ja që ta ndalë Rusinë, ani pse BE-ja është organizim politik, para atij ushtarak.
“Ne vajtojmë humbjet e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit”, ka shkruar kryediplomatja kosovare në llogarinë e saj në Twitter.
We mourn the loss of innocent Polish lives who have been killed by Russian rockets.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 15, 2022
Our thoughts are with the families, 🇽🇰 stands with 🇵🇱 against Putin's regime.
🇪🇺 has to act much more determined to stop Putin before he and his proxies bring war over the whole continent.
Kritikat ndaj saj qenë të menjëhershme. Fillimisht gazetari Valon Syla kritikoi Gërvallën për këtë qasje, duke shtuar me këta njerëz, duke iu referuar pushtetarëve aktualë, do të bëhemi gaz i botës.
I kësaj linje ishte edhe gazetari nga Shqipëria, Ermal Mulosmani.
Poashtu përmes një postimi në rrjetin social identik, Mulosmani ironizoi me Gërvallën, duke shtuar se ajo po kërkon nga BE-ja që ta ndalë Putinin, në parim diçka e pakuptimtë.
Ç'ndodhi?
Në fshatin Przewodow në anën polake të kufirit polako-ukrainas, pasdite ka ndodhur një shpërthim dhe sipas informacioneve fillestare dy persona kanë mbetur të vdekur. Portalet polake shkruajnë se ushtria dhe policia ndodhen në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.
Radio Lublin thotë se dy persona kanë vdekur. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:40, shkruan The Guardian.
Disa media polake raportuan se shpërthimi ndodhi pas rënies së një rakete. Ky lajm nuk është konfirmuar.
"Dy raketa endacake ranë në qytetin Przewodów në provincën Lublin në kufi me Ukrainën," raportoi jozyrtarisht Radio ZET. Kanë goditur tharëset e drithit. Dy persona kanë vdekur. Policia, prokuroria dhe ushtria janë në vendngjarje”, shton ky radiostacion.
Është publikuar foto e vendit se ku ndodhi shpërthimi
Mediumi britanik The Guardian ka publikuar një foto në vendin se ku ndodhi shpërthimi. Aty shihet se si një traktor ëtshë goditur, por nuk dihet ende se si ka ardhur deri te ky shpërthim.

“Provokim i qëllimshëm”: Rusia mohon raportimet për raketat në Poloni
Në një deklaratë të dhënë, ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar se raketat e saj kanë kaluar në Poloni, duke i quajtur këto raportime një “provokim i qëllimshëm”.
“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e Przewoduv janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk është kryer nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przewoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, është thënë nga ministria ruse.
Vjen reagimi i NATO-s pas sulmeve në Poloni
Pas dy raketave që mendohet se janë raketa ruse, ka ardhur reagimi i Aleancës Euroatlantike-NATO.
Aleanca ka reaguar për herë të parë që kur kanë nisur raportimet se raketat ruse kanë prekur territorin polak që është vend anëtar i kësaj aleance, duke lënë të vdekur dy persona.
I pyetur në lidhje me zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: "Ne po shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë Poloninë".
