A e mbështet Spanja propozimin se me funksionalizimin e sistemit ETIAS duhet t'i liberalizohen edhe vizat Kosovës
Autoritete në Spanjë nuk kanë treguar nëse e përkrahi ose jo qëndrimin e Francës që të procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me funksionalizimin e Sistemin Evropian të Udhëtimit dhe Informacionit (ETIAS).
Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës në një përgjigje për SchengenVisaInfo.com ka thënë se qëndrimi i shteteve të BE-së për heqjen e viziave do të bëhet i ditur në takimin e radhës të grupi punuës të Këshillit të BE-së që do të mbahet në nëntor ose dhjetor.
“Tema sapo ka filluar të trajtohet në Bruksel dhe do të ndjekë procedurën e saj normale gjatë së cilës do të specifikohen qëndrimet e shteteve të ndryshme anëtare”, theksoi Elena Aljarilla, nga departamenti i shtypit i Ministrisë së Jashtme të Spanjës. ne kete aspekt.
“Megjithatë, pretendime të tilla nuk janë konfirmuar nga Spanja, ndërsa departamenti i shtypit i Ministrisë së Jashtme spanjolle theksoi se qëndrimi i vendeve të BE-së do të sqarohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit të Punës.”, thuhet në raportimin e SchengenVisaInfo.com
Kujtojmë se më 13 tetor të këtij viti është mbajtur mbledhja e Grupit Punues të Komisionit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në këtë mbledhje u përmend nga Franca që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të ndërlidhet me funksionalizimin e ETIAS.
Ky vendim u raportua se u përkrahë nga katër shtete anëtare.
