A e bëri veprimin për vëmendje? Koci: Jam i ftuar në televizione çdo ditë, por i refuzoj ftesat - NACIONALE

A e bëri veprimin për vëmendje? Koci: Jam i ftuar në televizione çdo ditë, por i refuzoj ftesat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci nuk ka vendosur ende nëse rruarja e flokëve para Kuvendit të Kosovës do të jetë shenja e fundit e protestës së tij kundër ngërçit politik që po vazhdon prej kohësh.

Në një intervistë në emisionin Frontal të T7, Koci tha se ka ndërprerë pushimet për të qenë i pranishëm në këtë akt simbolik.

“Pushimin e kam prishë për shkak të kësaj proteste, se tash unë kisha qenë diku, siç kam qenë vjet”, tha Kovi.

Megjithatë, Koci shpreson që nuk do të ketë më arsye të ndërmarrë veprime të tilla.

“Unë shpresoj që ka përfundu. Besoj që tash do ta gjejnë zgjidhjen këta. S’ka me pasë më nevojë. Kjo është dëshira ime”.

Sa i përket kritikave në rrjet, ku disa kanë thënë se veprimi i tij ishte vetëm për të tërhequr vëmendje, Koci u përgjigj duke theksuar se ka mundësi të dalë në media kurdo që dëshiron, por zgjedh ta shmangë ekspozimin e tepërt.

“Sa për vëmendjen, sonte bukfalisht jam i ftuar në të gjitha televizionet dhe nuk ka natë që s’më ftojnë me qenë mysafir. Unë vazhdimisht refuzoj se ndonjëherë po e ndjej veten që jam i ekspozuar më shumë sesa po kam dëshirë të ekspozohem publikisht e medialisht”.

Lajme të ngjashme