A do të takohen nesër Kurti me Abdixhikun për çështjen e presidentit?
Nesër pritet të takohen Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kur kanë mbetur rreth tre javë afat kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pritet edhe të intensifikohen takimet.
Ditë më parë, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në Rubikon, kishte paralajmëruar se Kurti e Abdixhiku takohen të hënën.
“Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit”, - pati thënë Haziri në Rubikon, dy ditë më parë.