A do ta provonit: Në internet po qarkullon një recetë e çuditshme me mish “delikat” të lopës - NACIONALE

A do ta provonit: Në internet po qarkullon një recetë e çuditshme me mish “delikat” të lopës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kemi dëgjuar se njerëzit në pjesë të ndryshme të botës hanë ushqime të çuditshme, të cilat ne ndoshta kurrë nuk do t’i provonim. Një recetë e çuditshme me një pjesë “delikate” të mishit të lopës po qarkullon në internet.

Ne faqen “Food Stories 911”, në rrjetin social “Facebook”, thuhet se kjo recetë përgatitet në Vietnam. Bëhet fjalë për organin gjenital të lopës, të përgatitur me mëlmesa të ndryshme dhe hudhër.

Zëri në storien që e tregon përgatitjen e kësaj recete thotë se ky ushqim është shumë i vështirë për t’u përgatitur.

Së pari, thuhet se mishi duhet të pastrohet, duke u përzier me shumë kripë, pastaj largohen qimet dhe shtresa e zezë e lëkurës. “Zakonisht, ky proces merr rreth dy orë” – thuhet në video.

Më pas, mishit i hidhet lëng limoni për t’ia larguar erën e keqe.

Në video më pas thuhet se ky ushqim është shumë i shijshëm dhe pasi ka pak, shitet me çmim të lartë, rreth 10 dollarë copa.

Mishit i shtohen edhe pemë të kuqe dhe zihet për rreth një orë. Më vonë i hidhet edhe piper dhe hudhër.

Në fund, mishi copëtohet në rriska të holla, në formë të dynerit, i shoqëruar me një sos special vietnamez.

Lajme të ngjashme