8 komisione parlamentare mblidhen sot - NACIONALE

8 komisione parlamentare mblidhen sot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot do të kenë mbledhje 8 komisione parlamentare.

Ky është orari:

  • 11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të Shërbimit të Fizikës Mjekësore në SHSKUK dhe të organizatës KOMF. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 13:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Takohet me përfaqësuesit kompetentë të Policisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, dhe Projektligjin për mbrojtje nga zjarri. (Kuvendi i Kosovës, N225)

  • 13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor si dhe raportin me të gjetura për pronat e RTP-së dhe të Fakultetit. (Kuvendi i Kosovës, N225)

  • 14:00

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcakton listën e dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” etj. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N506)

Lajme të ngjashme