79 aksidente trafiku dhe mbi 2,800 gjoba në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Sipas raportit, janë evidentuar 27 aksidente me persona të lënduar dhe 52 me dëme materiale.
Gjatë kontrolleve në komunikacion, policia shqiptoi 2,831 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Autoritetet u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik të respektojnë rregullat, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.