77-vjeçari që u gjet i vdekur në Rezallë, kishte dalë që ta shuante zjarrin në një pjesë të malit
Një 77-vjeçar u gjet i vdekur dje në Rezallë të Skënderajt.
I njëjti dyshohet se kishte dalë ta shuante zjarrin në një pjesë të malit që e kishte në pronësi.
Njoftimi:
VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Rezall, Skenderaj 19.02.2024-18:00. Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj zjarrin që ishte duke u djegur një fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij, e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.