77-vjeçari plagosi djalin me armë në Suharekë, arrestohet pas negociatave me policinë
Një mosmarrëveshje familjare në fshatin Savrovë të Suharekës dyshohet se përfundoi me plagosjen e një 40-vjeçari nga babai i tij 77-vjeçar.
Sipas policisë, pas rastit i dyshuari ishte mbyllur në shtëpi dhe refuzonte të dorëzohej.
Pas negociatave me zyrtarët policorë, ai është arrestuar.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë.
Viktima është trajtuar në spital, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për përdorim arme dhe vepra të tjera penale.