“71 për qind në Gjermani”: Ku kanë qejf kosovarët të emigrojnë?
Anisa Zogaj, hulumtuese në Institutin GAP, ka folur për Kohën në lidhje me emigrimin e qytetarëve të Kosovës.
Sipas Zogajt, arsyet ekonomike mbizotëronin si arsyeje për emigrim.
“Mbi 20% e personave që planifikuan të emigrojnë kishin realizuar të hyra prej 301-450 euro, ndërkaq 32.9% nuk kanë realizuar fare të hyra (të hyrat në nëntor 2023). Shumica e qytetarëve që planifikuan të emigrojnë ishin persona që kanë të përfunduar vetëm shkollimin e mesëm (57.7%)” – thotë ajo.
Tutje, në këtë deklarim për Kohën, ajo ka vlerësuar se “Gjermania…prin në destinacionet kryesore të qytetarëve me 71.4 për qind”.
“Gjermania ishte e ndjekur nga Zvicra me 11.7%; dhe Austria me 5.3%” – deklaron Zogaj.