71.5% e serbëve të Kosovës votuan për Vuçiqin në zgjedhjet parlamentare serbe
Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia s’duhet të ndalet” ka marrë 71.56 për qind të votave të serbëve të Kosovës që udhëtuan për në Serbi për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe, njofoi Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi.
Prej 94 mijë votuesve serbë të Kosovës që patën të drejtë vote, vetëm 23 mijë prej tyre votuan, ndërsa nga këto 23 mijë lista e Vuçiqit morri 17 mijë vota, përkatësisht 71.56 për qind, siç raportoi Kosovo-Online.