61 vjeçari në Mirditë vret gruan aksidentalisht derisa po e pastronte armën
Një burrë i moshës 61 vjeçare nga Mirdita në Shqipëri, ka vrarë aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke e pastruar armën e zjarrit.
Policia për mediat atje ka bërë të ditur se Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar se e ndjera ishte dërguar nga të afërmit e saj për ndihmë mjekësore, transmeton abcneës.al.
I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Miritë, për veprime të mëtejshme procedural.
Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar si provë materiale.