60-vjeçares i shpëtohet jeta derisa po mbytej në plazhin e Vlorës - NACIONALE

60-vjeçares i shpëtohet jeta derisa po mbytej në plazhin e Vlorës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 60-vjeçare e cila ka rrezikuar mbytjen në plazhin e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është shpëtuar.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasen D.M, 60 vjeç.

“Sot, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, informuan blutë e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme