6 mijë e 509 patentë-shoferë të konvertuar në RKS, Sveçla i falënderon serbët për zbatim të vendimit - NACIONALE

6 mijë e 509 patentë-shoferë të konvertuar në RKS, Sveçla i falënderon serbët për zbatim të vendimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas përfundimit të afatit të konvertimit të patentë-shoferëve prej atyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla falënderoi qytetarët nga komuniteti serb për zbatim të vendimit.

I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimim dhe zbatimin e vendimit tonë. U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi”, shkroi Sveçla.

Postimi i plotë:

Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patent shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës.

I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimim dhe zbatimin e vendimit tonë.

U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi.

Lajme të ngjashme