“53 milionëshi”: Ramush Haradinaj sot del para gjykatës në cilësinë e dëshmitarit - NACIONALE

“53 milionëshi”: Ramush Haradinaj sot del para gjykatës në cilësinë e dëshmitarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahen seanca e radhës për rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Në këtë seancë pritet të flasë në cilësinë e dëshmitarit lideri i AKK-së, Ramush Haradinaj, i cili në kohen kur ka ndodhur vepra ka qenë kryeministër i Kosovës.

I akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në këtë rast është ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Gjithashtu, të akuzuar janë edhe Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Më herët të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, kurse Haradinaj si dëshmitar është ftuar nga mbrojtja, raporton Betimi për Drejtësia.

Lajme të ngjashme