52-vjeçari nga Kosova qëllon për vdekje pronarin e një lokali në Gjermani - NACIONALE

52-vjeçari nga Kosova qëllon për vdekje pronarin e një lokali në Gjermani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 38-vjeçar u vra nga të shtënat në Düsseldorf-Friedrichstadt në mëngjesin e së dielës.

Sipas raportimeve, të shtënat nisen nga një debat mes një shqiptari 52-vjeçar dhe pronarit 38-vjeçar të një restoranti në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt.

Situata eskaloi jashtë lokalit, ku shkëmbimi i fjalëve u kthye në një konfrontim me armë.

52-vjeçari, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediumi, nxori armën dhe qëlloi disa herë drejt pronarit të lokalit.

Personi i arrestuar është një 52 vjeçar nga Kosova i cili jeton në Gjermani, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Lajme të ngjashme