49 raste të reja me COVID-19, asnjë i vaksinuar në Kosovë në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 49 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 360 testime të kryera.
Mirëpo, ajo se çfarë është shqetësuese është se brenda 24 orëve nuk ka ndodhur asnjë vaksinim.
Më dozën e parë janë vaksinuar 900mijë qytetarë ndërsa me të dytën 824mijë, interesimi ka renë për dozën e tretë dhe të katërt.
Momentalisht janë 657 raste aktive si dhe 166 persona të shëruar.
