400 milionë dollarë: DFC-ja amerikane nënshkruan marrëveshje me katër banka në Serbi
Korporata Amerikane për Financimin e Zhvillimit (DFC) ka nënshkruar një marrëveshje për skemën e garancive me katër banka në Serbi, kompanitë e së cilës do të mund të tërheqin hua me shumë të përgjithshme deri në 400 milionë dollarë.
Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, ka thënë e me anë të këtyre kredive do të ndihmohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe fokus të veçantë në bujqësi.
“Kreditë do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që kanë nevojë për ndihmë në biznes apo zhvillim, me fokus të veçantë në bujqësi, rajone të pazhvilluara, zhvillimin e qëndrueshëm, start-up-et dhe kompanitë e drejtuara nga gratë”, ka thënë ministri i Financave, raportojnë mediat serbe.
Shlyrja e kredive sipas tij do të jetë nga gjashtë muaj deri në 10 vjet.