37 aksidente dhe mbi 1,600 gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Në 24 orët e fundit, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 37 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave zyrtare, “prej këtyre aksidenteve, 10 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 27 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale”.
