350 mijë euro: Kusari publikon përgjigjet e RTK-së për buxhetin e Festivalit të Këngës - NACIONALE

350 mijë euro: Kusari publikon përgjigjet e RTK-së për buxhetin e Festivalit të Këngës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar përgjigjet e marra nga Radiotelevizioni i Kosovës në lidhje me buxhetin e Festivalit të Këngës për vitin 2024.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kusari njoftoi se të premten ka marrë përgjigjet përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Përgjigjet e publikuara nga Kusari:

1. Sa është buxheti i përgjithshëm për Festivalin e Këngës për vitin 2024?

Buxheti i përgjithshëm për Festivalin e dytë të Këngës në RTK është 350,000 Euro.

2. Sa është shuma totale e parashikuar me buxhetin e RTK-së?

Shuma totale e mjeteve të parashikuara me buxhetin e RTK-së të aprovuar nga Bordi i RTK-së me datë 9.01.2024 ka qenë 300,000 Euro nga të cilat 250,000 nga buxheti i MKRS dhe 50,000 mjete vetanake të RTK-së.

3. Cila është shuma e mjeteve të shtuara nga buxheti i RTK-së?

Shuma e mjeteve të shtuara nga ana e RTK-së është 50,000 Euro.

4. Sa është shuma e mjeteve të ndara nga linjat tjera buxhetore?

Nuk ka mjete të shtuara nga linjat tjera buxhetore.

5. Sa është shuma e mjeteve të ndara nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit?

Mbi bazën e Memorandumit të Bashkëpunimit të datës 09.02.2023 në mes Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Radiotelevizionit të Kosovës, Ministria për vitin 2024 ka ndarë 250,000 Euro për Festivalin e Këngës. Me datë 08.10.2024 përmes Aneksit të Memorandumit të Bashkëpunimit, MKRS ka shtuar edhe 50,000 Euro për Festivalin e Këngës në RTK.

6. Sa është shuma e përgjithshme në dispozicion të organizimit të Festivalit të Këngës për vitin 2024?

Shuma e përgjithshme në dispozicion të organizimit të Festivalit të Këngës për vitin 2024 është 350,000 Euro.

Lajme të ngjashme