28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit - NACIONALE

28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

18 orë më parë

nga NACIONALE

Sot shënohen 28 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, një ndër luftëtaret e para të UÇK-së.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ranë më 22 shtator 1998, gjatë një beteje të ashpër me forcat serbe në Çiçavicë, pas qëndresës së tyre së bashku me luftëtarë të tjerë të UÇK-së.

Në atë betejë ra edhe studentja Fatime Hetemi, si dhe shumë luftëtarë të tjerë.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, e cila sot mban emrin e tij. Në sheshin e Drenasit janë të vendosura shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Në përkujtim të tyre dhe të dëshmorëve të tjerë të rënë për lirinë e Kosovës, sot nga ora 11:00 do të zhvillohen homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë.

Lajme të ngjashme