27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Qeveria themelon Këshillin Shtetëror
Qeveria e Republikës sot ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Përmes një mbledhje elektronike, qeveria ka vendosur për përbërjen e këtij këshilli.
Sipas njoftimit të Qeverisë, kryesues i këtij këshilli do të jetë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kurse anëtar do të jenë Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues; Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar; Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar; Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar.
OVL-UÇK ka bërë me dije se nuk do të bashkëpunojmë me Qeverinë e Kosovës për shënimin e këtij përvjetori.
Gjithashtu, sipas vendimit të Qeverisë, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës do ta kenë nga një përfaqësues.