27-vjeçares nga Zvicra i vidhen 94 mijë franga në Pejë - NACIONALE

27-vjeçares nga Zvicra i vidhen 94 mijë franga në Pejë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një 27-vjeçare ka raportuar se i janë vjedhur 94 mijë franga zvicerane nga valixhja e saj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se institucionet janë duke punuar intensivisht për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

E reja 27-vjeçare kishte ardhur nga Zvicra më 12 korrik, duke sjellë me vete një valixhe në të cilën ndodheshin 94 mijë franga zvicerane.

“Në lidhje me rastin në fjalë, me t’u raportuar rasti, janë ndërmarrë disa veprime në koordinim të plotë mes prokurorëve të shtetit dhe hetuesve rajonalë të Policisë së Kosovës në Pejë. Aktualisht jemi duke punuar intensivisht në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit”, ka deklaruar Nikçi.

Lajme të ngjashme