26-vjetori i Policisë së Kosovës, Haradinaj: Ky institucion konsiderohet model për vendet e rajonit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës.
Në 26-vjetoirn e themelimit të këtij institucioni, ai ka vlerësuar se Policia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të shtetit të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky institucion konsiderohet model edhe për vendet e rajonit.
“Policia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit. Në këto 26 vjet, policët tanë kanë dëshmuar përkushtim dhe guxim në shërbim të qytetarëve dhe rendit publik. Andaj, është detyrë e shtetit që t’u krijojë kushte dinjitoze, në përputhje me misionin e rëndë e fisnik që mbajnë. Mirënjohje për gjithë pjesëtarët e Policisë për shërbimin ndaj Atdheut. Me respekt e nder të veçantë i kujtojmë ata që ranë në krye të detyrës”, ka shkruar Haradinaj.