250 vjetori i Amerikës, Trump: ShBA është arritja kulmore e historisë njerëzore
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fjalimit për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e cilësoi vendin si "arritjen kulmore të historisë njerëzore".
Trump tha se "ky vend është shtëpia e lirisë", duke shtuar se SHBA-ja është më e fortë se kurrë.
“Po ecim më mirë tani se kurrë më parë”, deklaroi ai, siç e citoi Fox News.
Sipas Trumpit, për 250 vjet SHBA-ja ka qenë "shpresa, premtimi, drita dhe lavdia mes të gjitha kombeve të botës".