25 vite nga masakra në Likoshan dhe Qirez të Drenicës
Sot janë bërë 25 vite nga dita kur forcat serbe kryen ndër masakrat e para në Kosovë. Më 28 shkurt të vitit 1998, pas luftimeve të një grupi të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër policisë dhe ushtrisë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.
Pas kësaj beteje, në shenj hakmarrjeje, forcat serbe iu kishin vërsulur popullatës së pambrojtur dhe kishin vrarë e masakruar 20 shqiptarë.
Emrat e të vrarëve reve janë: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun(shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.

