24 vjet nga rënia heroike e Ilaz Kodrës
Sot përkujtohet rënia heroike e komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra.
Në 24 vjetorin e rënies së tij dhe 42 dëshmorëve dhe mbi 280 martirëve të fshatrave Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar, do të mbahen homazhe si dhe do të bëhet zbulimi i pallkave përkujtimore në fshatin Shtuticë dhe Gllobar.
Komuna e Drenasit dhe komuna e Skenderajt, do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.
Kodra u lind më 3 maj të vitit 1966 në lagjen Kodra të Prekazit.