24 vjet nga Masakra e Poklekut dhe Çikatovë të Vjetër
Sot shënohet 24 vjetori i maskrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër në Drenas, ku forcat serbe vranë 77 civilë më 1999.
Ndërkaq, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Poklek dhe Çikatovë.
Presidentja Vjosa Osmani nga ora 11:00 bën homaxhe në Poklek pastaj në ora 12:00 në Çikatovë.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek. Më pas do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek. Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër.” – thuhet në njoftim.
Edhe kryeministri, Albin Kurti do të bëjë homazhë në ora 11:15.
“Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të komunës së Drenasit, me rastin e 24- vjetorit të masakrave.” – thuhet në njoftim.
