21 të lënduar me mjete piroteknike, kjo është gjendja e tyre - NACIONALE

21 të lënduar me mjete piroteknike, kjo është gjendja e tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Shërbimin Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) orëve të fundit janë trajtuar 21 raste të lëndimit nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, dy nga ta janë në gjendje të rëndë.

Njëri është plagosur nga një plumb qorr, ndërkaq tjetri ka marrë lëndime nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shërbimit Emergjent, Naser Syla, që tregoi se të lënduarit janë nga mosha 6 vjeçare deri të një i moshuar mbi 60 vjeç.

Kujtojmë se Policia e Kosovës kishte bërë thirrje për kujdes nga mjetet prioteknike.

Lajme të ngjashme