200 euro: Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj
Një burrë ka raportuar se dy persona të maskuar e nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 euro në marketin e tij në Ferizaj.
Policia deri më tani nuk ka arritur të kapë të dyshuarit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
“GRABITJE Rr. Naim Beka, Ferizaj 04.12.2023-17:02. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes. Rasti duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.