19-vjeçari dënohet me 300 euro dhe 3 pikë negative për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Një shofer 19-vjeçar është ndaluar nga policia në Ferizaj pasi është kapur duke qarkulluar me shpejtësi tej rregullave të lejuara.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku i riu, duke drejtuar një veturë VW Golf me targa vendore, po lëvizte me 92 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Si pasojë e kësaj shkeljeje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, i ka vendosur 3 pikë negative në patentë-shofer dhe i ka pezulluar lejen e drejtimit për një periudhë prej gjashtë muajsh.