19 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus është 19.
MSh-ja njofton se në 24 orët e kaluara janë shënuar 8 raste pozitive.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë, nga koronavirusi kanë vdekur 3.200 persona.
Ministria po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 14 persona, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1.836.343 doza të vaksinës.