19 paketime të vogla me mariuahanë, arrestohet i dyshuari në Pejë - NACIONALE

19 paketime të vogla me mariuahanë, arrestohet i dyshuari në Pejë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me një arrestim të një të dyshuari kosovar.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Pejë.

Të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar 19 paketime të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Fsh. Broliq, Pejë / 23.10.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 19 paketime të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder për bluarje të marihuanës, si dhe disa folje alumini që shërbejnë si mbështjellës për substancë narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh.

Lajme të ngjashme