181 monedha dyshe në Lipjan e 314 në Vushtrri: Raportohen dy raste të falsifikimit të parasë
Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, një rast ka ndodhur në Lipjan, ku janë deponuar 181 monedha 2euroshe që dyshohet se janë false.
Ndërsa, rasti i dytë është raportuar në Vushtrri, ku janë deponuar 314 monedha 2euroshe të falsifikuara.
Raporti i plotë:
FALSIFIKIM I PARASË
Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara. Rasti duke u hetuar.
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314x2 € dhe 2x1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme.