18 vjeçari plagos 16 persona në një shkollë në Turqi, më pas vetëvritet
Një ish-nxënës kreu sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në Turqinë juglindore, duke plagosur të paktën 16 persona përpara se të vetëvritej, raportoi CNN.
Guvernatori Hasan Sildak tha se sulmuesi 18-vjeçar qëlloi “në mënyrë të rastësishme” me armë gjahu.
Të plagosurit përfshijnë 10 nxënës, katër mësues, një punonjës kantine dhe një polic.
Pesë prej tyre u dërguan në spital rajonal për shkak të gjendjes më të rëndë.
Sildak deklaroi se sulmuesi “u rrethua brenda ndërtesës” dhe më pas vrau veten.
Motivi mbetet i paqartë.
Autoritetet konfirmuan se do të zhvillohet “një hetim gjithëpërfshirës”.