17-vjetori i protestës së 10 shkurtit, VV-ja përkujton aktivistët e vrarë
Sot bëhen 17 vite nga protesta e 10 shkurtit e vitit 2007, ku ishin vrarë dy aktivistë të VV-së.
Në 17-vjetorin e kësaj proteste, Lëvizja Vetëvendosje do të bëj homazhe të pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Më pas, në ora 13:30, do të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, kurse në ora 14:45 homazhe do të bëhen edhe te varri i Mon Balajt në Podujevë.
Mon Balaj e Arben Xheladini ishin vrarë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 nga policia rumune e UNMIK-ut.
Kjo protestë ishte organizuar nga VV-ja për të kundërshtuar Pakon e Ahtisarit.