15-vjeçari rrah motrën e tij në Hajvali, arrestohet - NACIONALE

15-vjeçari rrah motrën e tij në Hajvali, arrestohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një 15 vjeçar pasi ka rrahur motrën e tij në Hajvali të Prishtinës.

Sipas raportit, i dyshuari është dërguar për kontroll në psikiatri dhe pastaj në mbajtje për 24 orë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Hajvali, Prishtinë / 25.06.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar 15 vjeçar për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollës te psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Lajme të ngjashme