14 vjetori i vendimit të GJND-së, PDK: Vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar 14 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
PDK ka thënë se ky vendim ka vulosur të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.
“Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për secilin qytetar.” – thuhet në shkrimin e kësaj partie.
Shkrimi i PDK-së:
Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.
Ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për secilin qytetar.
Krenohemi me Kosovën!